Mesut Ozil festoi së fundmi martesën e tij me bukuroshen Amine Gylshe. Turko-gjermani njihet si një besimtar i devotshëm dhe shpesh bën gjeste humane për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Ylli i Arsenalit, teksa ka festuar martesën e tij, ka bërë dhe një gjest mjaft të veçantë së bashku me bashkëshorten e tij. Ozil dhe Amine kanë vendosur që të paguajnë operacionet e 1000 njerëzve në nevojë.
Gjithashtu, përveç kësaj, dyshja e sapokurorëzuar në altar kanë vendosur të dhurojnë para për të ushqyer 16 mijë të pastrehë në Turqi dhe refugjatët në kampe nëpër Botë. Gjest mjaft i veçantë…