Gjesti i dyshes Bakajoko-Kesi, organet disiplinore marrin vendimin

Milani nuk kundërshton dhe pranon vendimin e organeve disiplinore në Federatën Italiane të Futbollit. Gjesti i bërë nga Frenk Kesi dhe Timue Bakajoko pas ndeshjes me Lacion ishte një gjest i dënueshem dhe vendimin, drejtuesit kuqezinj nuk e kanë diskutuar.

Të dy lojtarët do të gjobiten me nga 33 mijë euro secili, ndërsa Milani do të marrë një gjobë 20 mijë euro. “Fatura” totale për “djallin” shkon në 86 mijë euro, me lojtarët që ia hedhin paq dhe nuk pezullohen për asnjë ndeshje.

Kujtojmë pas ndeshjes me Lacion, gjesti i bërë nga dy mesfushorët Kesi-Bakajoko bëri bujë kudo. Lojtarët e Milanit treguan fanellën e Açerbit përpara tifozëve, si për të bërë ironi me mbrojtësin italian, i cili kishte deklaruar se Lacio ishte një ekip më i mirë se kuqezinjtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online