Gjasula pranë largimit nga Kotbus, vjen oferta e radhës

Mesfushori shqiptar Jurgen Gjasula mbetet një lojtar i kërkuar ne ligat profesioniste në Gjermani. Mesfushori 33-vjeçar u aktivizua gjatë 2019-ës me skuadrën e Energie Kotbus, ku shënoi 3 gola në 16 aktivizime.

Sipas “fupa.net”, Magdeburg është ekipi i interesuar për Gjasulën. Skuadra e rënë nga Bundesliga.2 kërkon të rikthehet brenda sezonit të ardhshëm në këtë divizon dhe lojtari shqiptar shikohet si një përforcim që do ta ndihmojë ekipin në aspektin e eksperiencës.

Gjithsesi për të kompletuar këtë transferim duhet parë vendimi që do të marrin drejtuesit e Kotbus, pasi skuadra lindore ka të drejtën e rinovimit të njëanshëm të kontratës së futbollistit të lindur në Tiranë, kluazolë kjo që u aktivizua pas rënies së Kotbus nga Bundesliga.3.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *