Abazi: Më e vështirë me Kastriotin se ndaj Partizanit!

Leonit Abazi foli pas ndeshjes për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli”, ku jo vetëm që tregoi se ishte i lumtur që paraqitjet e tij kanë ardhur në rritje. Por thumboi dhe rivalët e Partizanit, duke treguar se më e vështirë ishte për ta për të marrë 3 pikët ndaj Kastriotit se ndaj Partizani.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë. Jam shumë i lumtur që arritëm fitoren dhe kjo ishte shumë e rëndësishme për ne”.

“Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, ku dhe shënuam, por patëm dhe 5-6 raste për shënim. Në pjesën e dytë lëshuam disi, por patëm raste edhe pse nuk ishim të saktë në finalizim”.

“Unë jam shumë i lumtur që u riktheva për të luajtur. Kam bërë të pamundurën për t’u rikthyer në formacion. Më bëhet qejfi që e kam arritur dhe tani duhet të punoj sa më shumë që të shkoj sa më parë”.

“Më shumë vuajtëm me Kastriotin për të marrë 3 pikë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online