Gega: Surprizë jashtëzakonisht e bukur, sot kishte disnivel (VIDEO)

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, foli për emisionin Gol pas Goli në Supersport pas ndeshjes kundër Teutës, ku u shpreh: “Pritja si kampionë? Ishte një surprizë e bukur, e jashtëzakonshme dhe i falënderoj. Besoj se është një risi në kampionatin shqiptar, në kulturën tonë sportive. U ndjemë shumë mirë, të respektuar”.

“Siç e thashë në konferencë dje, kemi punuar gjatë gjithë javës që ky grup të aktivizohej. Aktivizuam lojtarë të rinj dhe ata që nuk kanë pasur shumë minuta. U ndëshkuam pikërisht te lojtarët e rinj. Qëllimi ynë ishte t’i jepnim mundësinë lojtarëve që nuk kanë luajtur shumë ktë sezon”.

“Këto ndeshje që kanë ngelur, do të mundohemi të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm, deri sa të bëhet grupi final për Champions. Sot i lamë të luajnë të lirë, pa presion. Do të jemi shumë të kujdesshëm dhe çdo ditë do të jemi duke punuar”.

“Është te perceptimi dhe e drejta e çdo njeriut për të më kritikuar. Unë jam i pari i shtëpisë dhe jam munduar që nga dita e parë, deri më sot, të marrim maksimumin. Në fakt, nuk ka hapësira më të mëdha dhe më të përshtatshme që të provoj lojtarë të rinj deri sa të kishim fituar kampionatin. Çdo lojtar ka djersitur si Trashi, si Telushi, por nuk kanë pasur shumë mundësi”.

“Teuta është një ekip i mirë dhe deri para pak javësh ishin pretedentë për titullin kampion. Në Durrës kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, spektakolare në pjesën e dytë. Por sot ishte situatë e ndryshme. Besoj se arsyeja është se një pjesë e madhe e këtij grupi nuk është në një nivel me Teutën, prandaj nuk kanë pasur dhe hapësira”, përfundoi Gega.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online