Gega: Sot Partizani luajti siç nuk e kisha parë ndonjëherë

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega ka folur pas ndeshjes kundër turqve të Antaliaspor për faqen zyrtare të klubit, ku u shpreh jashtëzakonisht i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, sidomos në pjesën e dytë të sfidës.

Në fjalën e tij, Gega tha: “Sot bëmë ndeshjen e dytë dhe në pjesën e parë, aktivizuam 90% të formacionit me lojtarë të rinj. Ekipi po punon jashtëzakonisht mirë. Në pjesën e dytë, futëm grupin kryesor të skuadrës dhe jam jashtëzakonisht i kënaqur, për mënyrën sesi luajtëm. Patëm shumë raste, por qëllimi ishte të studionim lojtarë.

Na munguan Hebaj dhe Duka, që janë dy lojtarë që i duhen ekipit. Hebaj ka qenë i ekipit, Duka ka ardhur tani. Kanë pasur disa probleme shëndetësore. Nuk kemi probleme fizike, situata e ekipit është shumë e mirë.

Shpresoj të kthehemi në Tiranë me 100% të kapacitetit dhe me një frymë të re, pasi këto dy ndeshje kanë treguar se ne kemi mundësi të bëjmë shumë më mirë.

Mënyra sesi erdhi kjo ndeshje, mendoj se të dyja skuadrat mund ta fitonin takimin, në ndeshjen e parë u ndëshkuam me një penallti të paqenë, por kjo nuk ka rëndësi sa ka rëndësi perfomanca.

Sot u ndëshkuam që në minutën e dytë, shihet eksperienca dhe mungesa e saj te një grup i ri. Në pjesën e dytë, bëmë një ndeshje jashtëzakonisht të mirë, lojtarët luajtën siç nuk i kisha parë ndonjëherë.

Mënyra si erdhi loja, duhet të fitonim, por jemi jashtëzakonisht të kënaqur dhe të mundohemi ta nisim gjysmën e dytë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kushtet këtu janë jashtëzakonisht të mira, çdo gjë është në rregull. Lojtarët e dinë çfarë objektivi kemi dhe mundohen të bëjnë maksimumin për të arritur.

Ndeshja kundër Dinamo Zagrebit është një miqësore, por është një sfidë që do të tregojë se ku jemi. Do të japim maksimumin, duke respektuar kundërshtarin. Qëllimi kryesor i yni është kampionati”,- përfundoi Gega.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online