Gega: Nuk di të ketë aleanca! Deklaratat e Gjicit? E keni dëgjuar Demin të flasë?!

1

Partizani do të presë pasditen e nesërme Laçin në kuadër të javës së 31-të. Në konferencën e zakonshme përpara mediave ka folur trajneri i të kuqve, Skënder Gega, i cili preku disa tema, ku përveç ndeshjes së nesërme u ndal edhe te aleancat në kampionat si dhe reagoi mbi komentet e fundit të dhëna nga presidenti i Kukësit, Safet Gjici.

RITAKIMI I PARTIZANIT ME STAROVËN – “Partizani nuk është vetëm i Starovës dhe i Gegës, është i shumë “ish”-ëve. E rëndësishme është që është futboll dhe dëshira ime më e madhe është ta fitoj këtë garë. Nuk ka rëndësi kush është në krye të Laçit, thjesht e shoh si kundërshtar të radhës dhe do mundohem të marr maksimumin.”

TRAJNERI I FUNDIT KAMPION ME PARTIZANIN DHE TRAJNERI AKTUAL – “Nuk kanë të bëjnë trajnerët. Jam me fat që jam trajner i Partizanit dhe kanë qenë ditët më të mira të karrierës time. Nuk ka një përballje mes personash apo trajnerësh, por mes dy ekipeve. Jo rastësisht jemi në vend të parë dhe kemi kaq kohë që udhëheqim kampionatin. Duhet të jemi të njëjtë deri në fund.”

LOJTARËT – “Është e vërtetë që në momentin e parë që dolëm të parët, që nga ajo ditë deri më sot janë shumë e shumë javë që është pyetur për titullin. Jemi munduar të qëndrojmë me këmbë në tokë. Lojtarët stërviten njësoj si ditën e parë dhe ky është sekreti. Nuk kam asnjë merak dhe asnjë lloj frike ndaj ekipit. Njerëzit rrotull ndoshta nuk e dinë mirë futbollin. T’i shohim gjërat me radhë. Kemi Laçin përpara, një ndeshje e vështirë. Luajm në Tiranë dhe kemi tifozët, që nuk na ndahen. Besoj se do jetë numri më i madh dhe shpresoj t’ia shpërblejmë.”

FRIKA NGA ALEANCAT – “Nuk kam asnjë lloj argumenti dhe asnjë lloj prove që janë bërë aleana. As nuk më intereson. E rëndësishme është që Partizani nuk merret dhe nuk do të merret me gjëra të tilla.”

NDESHJA E NESËRME – “Futbolli ka interpretim dhe nuk ka shumë sekrete. Këta lojtarë janë stërvitur nga Starova dhe trajnerë të tjerë, ndërsa sot drejtohen nga unë në mënyrën time. Siç kam bërë deri tani, do mundohem edhe nesër.”

BARAZIM ME LAÇIN – “Barazimi, nëse vjen, do e pranojmë. A më kënaq? Mua më kënaq vetëm maksimumi. Gjithsesi, pa nisur ndeshja nuk mund të flasim as për rezultat, as për asgjë.”

ALUDIMET – “Gojët e liga nuk do mbyllen kurrë, as me ikjen e Gegës. Puna dhe rezultatet do e tregojnë se kush është në rrugën e duhur dhe paragjykimet do mbeten pas shumë shpejt. Laçi është ndeshja kryesore për ne, më pas shkojmë në Vlorë.”

MUNGESAT – “Çdo javë kemi pasur mungesa, vetëm kanë ndryshuar emrat. Për fat të mirë, kush është futur ka dhënë maksimumin. Gjithmonë kjo ka qenë forca e grupit, pasi edhe pjesa tjetër ka qenë në gatishmëri. Kështu që edhe nesër i kemi lojtarët dhe do mundohemi t’i zëvendësojmë.”

KALARI – “Kalari është veteran, por i ri nga këmbët dhe nga zemra. Nëse i vjen momenti nesër, do të jetë Kalari i ri, agresiv dhe i fortë, dhe do të na japë ndihmë të madhe, megjithëse ende nuk kemi vendosur. Kalari luan në çdo pozicion. E rëndësishmë është ta ndihmojë ekipin. Një lojtar me eksperiencë mund të luajë kudo. Sidoqoftë, nuk kemi vendosur ende për formacionin.”

RIVALËT NUK PËRMENDEN KOHËT E FUNDIT – “Mbase rivalët kanë ndërruar drejtim. Ne jemi munduar që sa herë na janë përmendur t’i respektojmë dhe t’i vlerësojmë si kundërshtarë. Mendoj se vijojnë të jenë një ekip i mirë dhe i fortë. Ne jemi në fokus vetëm te puna jonë dhe rivali është vetëm vetja jonë.”

GJICI PËRMENDI QË PARTIZANI NUK ËSHTË AS PËR VEND TË KATËRT – “Askush nuk na përçmon. Puna dhe fusha e tregojnë. Ne nuk merremi me problemet e Kukësit. Ai është president i një klubi që ka pasur një 5-vjeçar të mirë. Është e drejta e tij të flasi. Unë jam në fushën timë në futboll, ndërsa presidenti Gjici është biznesmen. Ai flet në mënyrën e vet. Është e drejta e tij dhe nuk kam asnjë koment për këtë.

Gaz Demin nuk e kam parë asnjëherë të flasë për asnjë klub dhe për asnjë ish-trajner. Përkundrazi, i ka mbështetur ata që kanë ikur edhe kundërshtarët. E rëndësishme është që klubi ynë funksionon. Klubet e tjera kanë të drejtën e tyre dhe perceptimin e tyre. Fusha e ka treguar dhe do ta tregojë kush do ja dalë maratonës deri në fund. Shpresoj që të jemi ne.”

You might also like
1 Comment
  1. KLOSS says

    o partizkurva e futet ne problem kot se koti skenderbeun dhe tani qiheni bythesh si qener te zgjebosur ju kenu bere dhe beni aleanca bythqiresh vetem qe te merni nje trofe kurvash te gjithe ju kane percaktuar bythqirizmin tuaj pederju kane quajtur skuader pederesh senaforesh dhe sigurisht po te jeni te tille as nje titull kurve nuk te shijon po te kthehet helm ptu fara te zeza te histories ata qe e bene vepren kunder skenderbeut I ndjekte vdekja familisht deri ne buken e brumit ne magje ..zoti mos paste meshire per ju .ptuuuuu byhtqira

Leave A Reply

Your email address will not be published.