Gega: Ky Partizan i ka këmbët e forta, ja pse jemi në vend të parë

Trajneri  i Partizanit Skënder Gega ka folur për mikrofonin “Gol pas Goli” në “Supersport” pas fitores 3 – 0 të skuadrës së tij ndaj Teutës. Tekniku i klubit kryeqytetas tha se skuadra e tij e ka të qartë se çfarë i duhet të bëjë në 10 javët e mbetura të kampionatit

“E rëndësishme është që morëm tre pikët. Patëm shumë vështirësi para takimit, dy sulmuesit tanë u dëmtuan në harkun e dy ditëve, falënderoj çunat që u futën në fushë për lojën që bëmë. Falë grupit kemi krijuar një stabilitet dhe prandaj jemi këtu. Jemi një ekip me karakter”.

“Duhet të jemi të qetë. Që nga java e 10-të më jam pyetur për titull. Unë them që duhet të marrim ndeshje pas ndeshjeje. Unë dhe ekipi e kemi të qartë çfarë duhet të bëjmë. Duhet të besojmë që i kemi këmbët e forta. Janë edhe 10 javë, rivalët si Teuta dhe Kukësi kanë ekipe të mira”.

“Në disa momente duhet të tregohemi më profesionistë. Me aq sa kuptoj në ndeshjen me Luftëtarin e morëm pak lehtë”.

“Ne nuk e kemi një sulmues kryesor, zgjidhja jonë ka qenë një lojë sulmi në grup. Lojtarët e repartit sulmues e kanë kompensuar këtë. Një grup që të shfaqet duhet të funksionojnë të gjithë elementët. Është një lojë kolektive që nëse 2 ose 3 lojtarë nuk do ishin të ndërgjegjshëm nuk do të arrinim deri këtu. Fatmirësisht kam pasur një grup të ndërgjegjshëm shpresoj që të vazhdojmë kështu”.

“Eksperienca është shumë e rëndësishme, por akoma më e rëndësishme është që të kesh këmbë të freskëta dhe forcë karakteri. Jemi munduar të korrigjojmë aty ku çalojmë dhe t’i japim besimin  e duhur kujtdo, s’kemi vend gishtin te ndokund për asnjë problem”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online