Gega kërkoi mesfushor, Partizani ia gjen në Vlorë

0

Partizani ka në fokus të rinjtë dhe një tjetër është gati të nënshkruajë. Marrëveshja është arritur dhe lojtarin po e presin në zyrat e klubit të kuq për të nënshkruar. Alesio Hyseni, pas largimit nga Flamurtari, për ditëlindje do të firmosë me Partizanin. Momentalisht lojtari po udhëton nga Vlora drejt kryeqytetit, ku do të firmosë me të kuqtë.

Në të shkuarën i riu ka qenë pjesë e moshave të Peruxhias dhe më pas iu bashkua vlonjatëve. Mesfushori ka qenë edhe pjesë e kombëtareve të moshave dhe tanimë do t’i bashkohet skuadrës së kreut të renditjes.

Në garë për të ishte edhe Luftëtari, që në fakt edhe janarin e shkuar e kishte tentuar. Të kuqtë kanë fituar garën për Hysenin, i cili do të nisë një eksperiencë të re. Ditën e sotme Partizani ka nënshkruar me Fatjon Jusufin, 23 vjeç, kurse vlonjati sot ka festuar 22-vjetorin.

Gega kërkonte një mesfushor qendre, pasi alternativa e vetme është i riu Kote, duke parë që Trashi është zhvendosur në mbrojtje dhe Mala në krah të sulmit. Kështu i është plotësuar dëshira trajnerit, që do e ketë nën urdhra në Turqi.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.