Trajner i Partizanit, Skënder Gega, ishte i ftuar në emisionin “Zona Gol” në “Supersport”. Trajneri i kampionëve të Kategorisë Superiore preku temën e minutazhit të Erald Çinarit, i cili ishte protagonisti i derbit të sotëm.
ÇINARI – “Jam krenar dhe shumë i lumtur për Çinarin. Në fillim s’kemi pasur shumë mundësi t’i japim minuta pasi kemi pasur në sulm një treshe të shkëlqyer, por në fund durimi fiton”.
FESTA NË FUND – “Nuk po dija nga të shkoja kur mbaroi ndeshja. Doja të përfaqësoja tifozët, lojtarët, stafin të gjithë, thjesht s’dija çfarë të bëja”.
MOMENTI MË I VËSHTIRË –“Ndeshja me Luftëtarin ka qenë një zhgënjim për mua. Ishin tri ndeshje rresht, që vetëbesimi na u kthye ne mosbesim. Ai ka qenë momenti më i vështirë i gjithë sezonit, për fat ndeshjen tjetër reaguam dhe çdo gjë u harrua”.
“Ndjej qe lojtarët më duan jashtë fushe, ndërsa unë i dua akoma dhe më shumë. Në momente të vështira u jam gjendur pranë”, përfundoi Gega.