Partizani dhe Kukësi e kanë një ndeshje prestigji mes tyre dhe kjo shihet edhe nga formacionet që kanë përzgjedhur trajnerët Skënder Gega dhe Ernest Gjoka. Në kampin e kuq rikthehet Telushi në mesfushë, kurse në sulm do të luhet me Mensah. Nuk ka vend për Çinarin, “heroin” e derbit me Tiranën.
Te Kukësi porta dhe mbrojtja është e zakonshme. Valdet Rama është risia, ndërkohë që është rikuperuar edhe Vasil Shkurtaj. Vlonjati, së bashku me Rexhinaldon luajnë në sulm, kurse në të djathtë është zhvendosur Uilliam. Krah Musollit është preferuar Limaj.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 35
E diel, më 26 maj 2019, ora 16:30
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë
PARTIZANI-KUKËSI
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Telushi, Hila, Duka, Asani, Mala, Mensah. Trajner: Skënder Gega
Kukësi: Frashëri, Ethemi, Teqja, Cuculi, Rrumbullaku, Uilliam, Musolli, Limaj, Rama, Rexhinaldo, Shkurtaj. Trajner: Ernest Gjoka.
Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Ridigert Çokaj, Dojando Myftari, Kridens Meta