Gazzetta: Shqipëria i bën ofertë ish-trajnerit të Torinos

Nga De Biazi, te një tjetër ish-trajner i Torinos? Nëse i besojmë të përditshmes së njohur italiane “Gazzetta dello Sport”, është kështu, pasi nga Federata Shqiptare e Futbollit nuk del asnjë informacion, deri në vendimin final të presidentit Armand Duka, i cili natyrisht ka të drejtën ekskluzive për zgjedhjen e trajnerit të ri.

Sot Gazzeta shkruan se pas kontakteve me Inzagin është arritur në përfundimin se me ish-sulmuesin e famshëm nuk mund të gjendet një marrëveshje, ndaj i përzgjedhuri për të pasuar De Biazin është një tjetër Xhani, Xhankarlo Kamoleze, edhe ky ish-trajner i Torinos. Oferta për Kamolezen është në tryezë, një kontratë deri në përfundim të kualifikueseve për Europianin 2020, duke përfshirë edhe turneun madhor në rast kualifikimi, ndaj tani pritet përgjigja e trajnerit italian, i cili është pa punë prej vitit të shkuar, kur mbylli kontratën me Kiason në divizionin e dytë zviceran.

Prej 16 vitesh në drejtimin e klubeve të ndryshëm në Itali, 56-vjeçari Kamoleze e ka pasur kulmin e vet pikërisht te Torino, ku punon në vitet 2000-2002. Aty ka edhe rekordin e jetëgjatësisë si trajner, duke drejtuar 75 ndeshje, me rekordin personal prej 1,56 pikësh për ndeshje (inferior ndaj De Biazit, i cili te Torino pati një mesatare prej 1.79 pikësh për ndeshje, rekord në karrierë). Te Torino Kamoleze u kthye edhe në vitin 2009, për pak muaj në mbyllje të sezonit 2008/2009.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online