Teuta e pret, por Koçiç vazhdon provën në Çeki

Slloveni pret ofertën zyrtare nga një ekip çek. Nëse nuk firmos dot me Bohemians 1905, mund të transferohet në Shqipëri

Në Durrës e presin si blerje serioze, por për mbrojtësin e majtë Milan Koçiç, skuadra bregdetare shqiptare është “goma rezervë”. Futbollisti slloven, i cili më parë ka luajtur me Aluminum of Kidriçevo, gjatë verës ka bërë 7 ditë teste tek skuadra çeke Bohemians 1905 në Pragë. Skuadra, e cila u rendit e 13-ta sezonin e shkuar dhe shpëtoi nga rënia në Kategorinë e parë Çeke, e ka marrë në provë prej 20 qershorit, deri të shtunën, lojtarin slloven. Të shtunën Koçiç ka luajtur në miqësoren brenda grupit. Fakti interesant nuk është ky, por ai se lojtari pret një përgjigje pozitive nga ekipi çek, i cili i ka bërë të ditur se për ta, futbollisti do të marrë një njoftim, në ditët në vazhdim, nëse do ta mbajnë në skuadër apo jo. Qartësisht lojtari pret ekipin çek, ndërkohë që për të Teuta është në plan të dytë. Koçiç luan në mesfushë dhe mbrojtje. Në kampionatin slloven ai ka luajtur 102 ndeshje dhe ka shënuar dy gola. Shkurt, nëse Koçiç nuk shkon në Çeki mund të luajë me ekipin durrsak.

Skuadra e Gugash Maganit po kështu është duke kërkuar lojtarë të rinj pas largimeve nga skuadra. Veç Milan Koçiçit, afrimi i radhës, pritet të jetë një sulmues, për të cilin drejtuesit janë duke ngulmuar që ta kenë në përbërje për sezonin e ri. Aktualisht mendohet se po lakohet një lojtar italian, i cili ka luajtur me disa skuadra të njohura, por emri i tij nuk është bërë ende me dije. Pritet edhe afrimi i një mesfushori organizator. Të gjithë lojtarë të huaj, pasi tregu vendës nuk ofron ata futbollistë që kërkon trajneri i durrsakëve.

Nga Teuta janë larguar një numër i madh futbollistësh në përfundim të sezonit të shkuar dhe ata kanë nevojë që të zëvendësohen. Konkretisht Bruno Dita shkoi te Skënderbeu, ndërsa Kotobelli te Partizani, ndërkohë që ish-kapiteni Rustem Hoxha shkoi tek Kukësi. Qendërmbrojtësi prej tre sezonesh luan rregullisht me durrsakët dhe për të kishte ardhur koha për një eksperiencë të re. Nga durrsakët është larguar edhe i riu Borshi, si dhe “veterani” Erand Hoxha, që gjithashtu janë të lirë në treg. Portieri Moçka parvjet bëri një super sezon, ndërkohë që edhe ky i fundit ishte në nivele të mirë. Në sulm durrsakët kanë lënë tre lojtarë të lirë. Në treg është edhe Artur Magani, vetëm 22 vjeç. Sivjet nuk i eci me golin, por është një lojtar i fortë që mund t’i bëjë punë shumë ekipeve. Pritet që Teuta e sezonit të ardhshëm të ketë si objektiv kryesor që të jetë në vendet e para të klasifikimit, duke qenë se edhe merkatoja do të jetë mjaft cilësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online