Gazidis: Jam në një vend legjendash, Milanin e kthejmë aty ku i takon!

Ivan Gazidis erdhi në krye të Milanit si drejtor ekzekutiv në fillim të muajit dhjetor, ku la Arsenalin për të kaluar në ekipin kuqezi. Ditën e djeshme, nga “San Siro” Milani prezantoi blerjen më të fundit, Kristof Piatek, ku i pranishëm ishte dhe Gazidis. Ky i fundit foli për mediat, ku u shpreh i lumtur për blerjen e sulmuesit polak, si dhe foli për prezencën e tij në kryesinë e Milanit.

“Jam i lumtur që prezantojmë lojtarin tonë të ri. Është një tjetër investim afatgjatë i klubit, gjithmonë duke përmbushur kushtet e “fair-playt financiar”. Dua të falënderoj Leonardon dhe Maldinin për punën e tyre të shkëlqyer në verë dhe tani”.

“Ne duhet të ndërtojmë një ëndërr, por për ta bërë këtë na duhet një plan. Ekipi që do të ndërtohet do të jetë në plan afatgjatë. Na duhet një disiplinë shembull. Nuk do të firmosim vetëm me lojtarë të rinj, por dhe me ato me eksperiencë. Gjithashtu, na duhet të respektojmë rregullat e UEFA-s”.

“Piatek është lojtari që kërkonim: i ri dhe i talentuar. Kemi lojtarë të tjerë të rinj në ekip po ashtu dhe e kërkojmë me patjetër kualifikimin në Champions”.

“Për mua, të jem këtu është me të vërtetë speciale. Milanelo është një vend për legjenda, ku edhe frymë merr me anë të futbollit. Vitet e fundit nuk ka qenë e lehtë për Milanin, por ne do ta rikthejmë përsëri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online