Gazetari nga Brazili tregon arsyen e saktë: Ja përse Silvinjo po arrin suksese me Shqipërinë dhe pse dështoi te Lioni dhe Corinthias

Emisioni “Koha Shtesë” ka dalë pak nga Europa, për të zhvilluar një intervistë me një gazetar të njohur në Brazil, Rodrigo Oliveira. Gjithmonë kemi zhvilluar intervista me gazetarë çekë apo polakë, por vërtet interesante është të kuptohet se çfarë mendojnë në vendin e trajnerit tonë, Silvinjos, rreth Shqipërisë. Oliveiro ka bërë shqiponjën gjatë intervistës dhe ka treguar mbështetjen e madhe për Shqipërinë. (Videon e plot të intervistës e gjeni më poshtë)

“Uroj që Shqipëria të kualifikohet edhe në Botërorin e radhës. Në Brazil do ta mbështesnin shumë Shqipërinë. Kështu ndodh te ne, kemi shumë lojtarë të njohur, por pak trajnerë të njohur brazilian në Europë. Për këtë arsye, kur Scolari ishte te Portugalia, ne ishim tifozë të Portugalisë. Kur Scolari ishte te Chelsea, ne mbështesnim Chelsea-n. Jam i sigurt se këtu do të mbështet edhe Shqipëria për shkakun e Silvinjos

Për mua, Silvinjo ka dështuar më parë për dy arsye. Mungesa e eksperiencës dhe presioni. Përshembull, nëse Lioni nuk është në vendet e para të renditjes në Francë, është dështim. Nëse Corinthias nuk është në vendet e para në Brazil, është një dështim. Presioni në Brazil është shumë i madh kur drejton një ekip të madh. Përshembull, nëse Corinthias humb në derbi, është një turp i madh. Nëse Corinthias eliminohet nga Kupa në fazat e hershme si ndodhi me Silvinjon, është një turp i madh.

Prandaj kritikat ishin të shumta dhe në Brazil kur ti punon në ekipe të mëdha, është e ndaluar të humbasësh. Nëse ti merr tre humbje, do të shkarkohesh. Nëse humb në derbi, ti mund të shkarkohesh. Prandaj gjithë ky presion i madh ndikon shumë në një trajner të ri si Silvinjo. Kështu Silvinjo gjeti mundësinë e artë te Shqipëria dhe ambientin e duhur për t’u rritur. Presioni nuk ishte i njëjti se nëse Shqipëria humbiste me çekët apo polakët, sigurisht që ju do të mërziteshit, por nuk do të ishte një turp. Pra Silvinjo mund të surprizonte, mund të fuste elementin e befasisë. Ai gjeti një atmosferë të mirë aty, nuk ishte e njëjta me atë që gjeti në Lion apo Corinthias”, tha Rodrigo Oliveria. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online