“E duam Shqipërinë edhe në Botëror”! Gazetari nga Brazili bën shqiponjën: Në Brazil do të bëjnë tifo të madhe për Shqipërinë

Emisioni “Koha Shtesë” ka dalë pak nga Europa, për të zhvilluar një intervistë me një gazetar të njohur në Brazil, Rodrigo Oliveira. Gjithmonë kemi zhvilluar intervista me gazetarë çekë apo polakë, por vërtet interesante është të kuptohet se çfarë mendojnë në vendin e trajnerit tonë, Silvinjos, rreth Shqipërisë. Oliveiro ka bërë shqiponjën gjatë intervistës dhe ka treguar mbështetjen e madhe për Shqipërinë. (Videon e plot të intervistës e gjeni më poshtë)

“Uroj që Shqipëria të kualifikohet edhe në Botërorin e radhës. Në Brazil do ta mbështesnin shumë Shqipërinë. Kështu ndodh te ne, kemi shumë lojtarë të njohur, por pak trajnerë të njohur brazilian në Europë. Për këtë arsye, kur Scolari ishte te Portugalia, ne ishim tifozë të Portugalisë. Kur Scolari ishte te Chelsea, ne mbështesnim Chelsea-n. Jam i sigurt se këtu do të mbështetet edhe Shqipëria në Botëror për shkakun e Silvinjos”, tha Rodrigo Oliveria. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online