Tankredi Palmeri është një ndër gazetarët më të famshëm në Itali, madje fama e tij shkon dhe përtej gadishullit apenin. Por, një postim në “Tëitter” ka bërë që reputacioni i ndërtuar prej vitesh të pësoj një goditje të rëndë.
Pak minuta pas hedhjes së shortit të Champions-it, Palmeri lajmëroi se në kompleksin stërvitor të Romës janë dëgjuar të bërtitura e festime, pasi këta të fundit janë shortuar me Porton, që në letër është skuadra më e dobët e vazos së parë.
Pretty hard for the players to scream in celebration when the squad isn't even at Trigoria today…
A late contender for the Didn't Happen of the Year Awards? #DHOTYA2018 https://t.co/hchliU2ayc
— AS Roma English (@ASRomaEN) December 17, 2018
I menjërshëm ka qenë reagimi i klubit verdhekuq, që e ka marrë me humor këtë trillim të gazetarit.
“Është shumë e vështirë që lojtarët të bërtasin e festojnë kur skuadra nuk ka qenë fare në Trigoria (zona e kompleksit stërvitor) gjatë ditës së sotme…”, shkruhej në llogarinë e skuadrës romane në “twitter”.
Normalisht, Palmeri nuk kishte se çfarë mund të thoshte dhe nuk reagoi pas përgënjeshtrimit që iu bë nga klubi verdhekuq.