Gavazaj: Nderojmë Skënderbeun dhe gjithë shqiptarët

Mesfushori nga Kosova ka shumë besim për ndeshjen me Jong Bojs. Ai shprehet se korçarët do të jenë surpriza e grupeve dhe do të bëjnë diferencën në Superiore

Leonard Trebicka

Pas largimit të Liridon Latifit, sytë janë kthyer tek Enis Gavazaj, një tjetër lojtar që premton shumë dhe ndoshta verën e ardhshme do të jetë ai që do të shitet. Në Europë, por edhe në startin e këtij kampionati, ai ka treguar një formë vërtet të mirë. Enis Gavazaj ka folur dje nga Korça për ndeshjen e së enjtes në mbrëmje, për tri javët e para të kampionatit dhe objektivat e këtij Skënderbeu. Ja intervista e plotë e Enis Gavazajt për “Sport Ekspres”:

– Gavazaj, si ndiheni tani, pas largimit të Latifit, pasi vëmendja është tek ju?

– Gjithçka është perfekte, ndihem shumë mirë. Skënderbeu dihet se kush është dhe nuk ka nevojë ta them unë, e thonë të gjithë. Kam kohë me këtë skuadër dhe përshtypjet janë fantastike.

– Të enjten prisni në “Elbasan Arena” zviceranët e Jang Bojs. Si e mendoni këtë takim?

– Do të bëjmë maksimumin në fushë, në mënyrë që të nderojmë Skënderbeun, pse jo dhe gjithë Shqipërinë. Futbolli shqiptar ka nevojë për reklamë dhe ne e kemi bërë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë në grupet e Europa League.

– Sa e vështirë do të jetë në fushë ndaj këtij kundërshtari?

– Si në çdo ndeshje tjetër, pavarësisht se do të luajmë në Elbasan, do të jetë e vështirë. Të gjitha skuadrat në fazën e grupeve kanë koeficient të lartë vështirësie, sepse jo më kot janë deri këtu. Gjithsesi, kemi për detyrë të bëjmë atë që dimë të bëjmë dhe kam besim se do t’ia dalim.

– Presidenti Ardjan Takaj tha një ditë më parë se, nëse skuadra futet e karikuar në çdo ndeshje, suksesi është i garantuar…

– Po, është e vërtetë. Ne gjithmonë jemi futur të karikuar në fushë dhe këtë gjë do të bëjmë edhe këtë herë. Them se kjo do të jetë një anë shumë pozitive e jona.

– Për të kaluar te kampionati, ku janë luajtur tri javët e para dhe jeni në krye. Si ju duket ky start?

– Kampionati shqiptar është tjetër gjë, ndryshon nga ndeshjet europiane. Starti është pozitiv dhe jam i bindur se në vazhdim do të bëjmë diferencën me skuadrat e tjera. Në fund të fundit, ky është Skënderbeu.

– Nga këto 270 minuta që janë luajtur, sipas jush, cilat janë skuadrat rivale për titullin kampion?

– Mendoj se është herët për të thënë se cilat skuadra janë pretendente. Gjithsesi, nuk besoj që do të ketë ekipe surprizë, përveç Kukësit, Partizanit apo edhe Flamurtarit. Të shohim, është shpejt, janë luajtur vetëm tri ndeshje.

– Sa shanse ka ky Skënderbe të fitojë me Jang Bojs të enjten, mund t’ia dalë?

– Nëse do të futemi në fushë me mendimin se nuk do t’ia dalim, do të gabonim shumë. Ne do të jemi 100% të karikuar dhe e vetmja alternativë për ne është fitorja.

– Cili është objektivi i Skënderbeut në grupet e Europa League, kur luhet ndeshja e dytë?

– Objektivin e kemi bërë të qartë. Është vendi i dytë dhe shanset janë. Pavarësisht se është e vështirë, do të bëjmë të pamundurën, sepse jemi Skënderbeu.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online