Gatuzo: Sinani problematik, Milani ka gjithçka për të humbur!

Milan debuton në Europa Ligë mbrëmjen e nesërme në transfertën e Dudelanzh. Ekipi nga Luksemburgu, për të parën herë në histori në fazën e grupeve të një kompeticioni evropian po përjeton një ëndërr pasi eliminoi Legian e Varshavës dhe rumunët e Kluzh.
Xhenaro Gatuzo, trajneri i Milan ka dalë përpara mediave si zakonisht përpara sfidës, ku është përqendruar në faktin që Milan nuk duhet ta nënvlerësojë për asnjë moment kundërshtarin.

20 MINUTAT E PARA NË KALJARI – “20 minutat e para në Kaljari kemi bërë shumë gabime. Kemi folur për këtë çështje dhe sot nuk do të flasim dhe për gabimet që kemi bërë ndaj Romës apo Napolit. Stafi dhe gjithë të tjerët që janë rreth tyre duhet ti bëjë djemtë të kuptojnë se sa të mirë janë ata. Duhet ta heqin frikën që kanë dhe të japin më të mirën për fanellën që mbajnë veshur”.

KONTIGJENTI AKTUAL – “E citova dhe përpara se të niseshim drejt Kaljarit, që nuk është e lehtë të zgjedh 11-shen titullare. Është një ekip ku të gjithë ndihen mirë së bashku, madje dhe stërvitjet kanë qenë mjaft të forta”.

DEBUTIMI NË EVROPË – “Kur mban veshur fanellën e Milan dhe ke përballë një skuadër si Dudelanzh, ke gjithçka për të humbur. Ne duhet të përgatitemi mirë dhe këtë gjë kemi bërë. Duhet të luajmë mirë dhe të respektojmë kundërshtarin tonë. Duhet të kemi mentalitet dhe një dëshirë të madhe”.

SULMI – “Higuain është ai që prek më shumë topin pas Biljas. Kur ne përpiqemi të vertikalizojmë, shumë herë nuk e gjejmë dhe ne duhet ta përmirësojmë këtë gjë. Presim nesër se si do të shkojë ndeshja. Ndërkohë Kutrone është përpjekur këto ditë, por kyçi i këmbës ende i jep pak bezdi. Nuk është në 100%”.

TRANSFERTA E LUKSEMBURGUT – “Për ta është një mrekulli sportive dhe më vjen mirë. Nuk duhet ta marrim lehtë. Do të jemi 11 kundër 11 dhe do të duhet të jemi të vëmendshëm. Është e vërtetë që jemi mësuar në stadiume të mëdha, por të luash dhe në stadiume të vegjël ka hijeshinë dhe bukurinë e saj”.

DUDELANZH –
“Nuk ka asgjë për surprizë. Dudelanzh e meriton të jetë në fazën e grupeve, pasi eleminuan Kluzhin dhe Legian. Në letër ne jemi favoritët, por ama ndeshja nis 0-0. Kanë lojtarë që mund të na hapin probleme. Sinani ka një të majtë të admirueshme dhe mund të jetë problematik. Mbështeten tek forca e grupit dhe kanë një trajner mjaft të përgatitur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online