Gatuzo: Nuk mendoj për të tjerët, ka ardhur koha jonë!

0

Milani do të luajë mbrëmjen e nesërme në transfertë ndaj Kievos, në një sfidë të rëndësishme, pasi javën e ardhshme e pret derbi ndaj Interit. Xhenaro Gatuzo, ka folur në prag të takimit të nesërm, të cilin e cilëson mjaft të vështirë, duke parë që Kievo nuk ka asgjë për të humbur.

KIEVO – “Do të jetë shumë e vështirë. Do të jetë sepse Kievo po luan mirë në ndeshjet e fundit dhe nuk ka absolutisht asgjë për të humbur. Do të na duhet një performancë fantastike, ku përveçse lojës së mirë duhet dhe të luftojmë fort.”

NDESHJA – “Në asnjë mënyrë nuk duhet të bëjmë gabime, ndryshe nga ata, kemi gjithçka për të humbur. Prandaj duhet të zhvillojmë një lojë të qartë në fushë. Derbi ka kohë, ndeshja jonë e ardhshme është nesër.

ROTACIONI – “Presioni të shkakton akoma më shumë lodhje. Jemi rritur, por përsëri jemi të pasigurt. Tani është momenti që ta ngrejmë stekën edhe për sa i përket karakterit. Koha ka ardhur, ndryshe do të rrëshqasim dhe do të biem.

FORMA E SUSOS – “Pasi pëfunduan me Çalhanoglun, tani i janë përveshur Susos. Kur të mbarojnë me atë, me siguri do të kthehen nga një lojtar tjetër, gjithsesi nuk është problem. Ai është mirë dhe mendoj që me karakteristikat që ka na ndihmon shumë. Duhet të luajmë të bashkuar dhe jo të shpenzojmë energji më kot.”

KUNDËRSHTARËT – “Duhet të mendojmë për veten tonë, jo për të tjerët. Nuk marr informata se çfarë po ndodh jashtë. Nuk fle natën për shkak të problemeve të mia, nuk merrem me të tjerët. Këtu jam për të marrë vendime dhe për të ruajtur balancat. Nuk është e lehtë. Çështja e Ikardit e ka forcuar Interin.”

E ARDHMJA – “Nëse unë nuk fitoj dy ndeshje, ndoshta të gjithë do të kthehen nga unë. Gjithsesi, nuk është se e mendoj shumë. Ndoshta brenda një viti do të jem në Spanjë apo në Arabi. Fokusi im për momentin është vetëm te ndeshja nesër.”

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.