Gatuzo: Nuk kemi justifikime, “digjemi” nëse gabojmë sërish

Milani mundohet të lërë pas polemikat e gjykimit në ndeshjen kundër Juventusit dhe trajneri Xhenaro Gatuzo kërkon kthesën në finalen e vogël kundër Lacios.

“Do jetë një finale: duhen 3 pikë, nëse dëshirojmë të shkojmë në Champions League”, deklaron trajneri kuqezi për Milan TV, në një intervistë lëshuar sot, pas takimit të trajnerëve dhe kapitenëve me arbitrat.

GABIMET – “Takimi në Ligë evidentoi që janë shtuar kartonët e verdhë dhe gabimet nga arbitrat, por në këtë moment duhet të shohim punën tonë. U bë një periudhë ku po ndëshkohemi nga disa gabime, por nuk duhet të shërbejë si alibi, as për mua dhe as për lojtarët. Kundër Juves luajtëm mirë, disa episode nuk shkuan mbarë, por duhet të shohim përpara”.

PIATEK DREJT REKORDIT – Nëse Milani është në krizë, përjashtim bën ylli i sulmit, Piatek, i cili shënon pa fund. “Po bën gjëra të mira, shpresoj të arrijë rekordin e golave për një sulmues debutues, por për t’ia dalë mbanë duhet të funksionojë e gjithë skuadra. – thotë Gatuzo – Kemi nevojë për të gjithë, edhe për mbrojtësit dhe mesfushorët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online