Gatuzo: Me 10 lojtarë në sulm kundër Torinos! Interi? Firmos që sot për këtë skenar!

0

Milani pret nesër në mbrëmje Torinon në një përballje Champions-i. Kuqezinjtë ndodhen në vendin e katërt, një pikë sipër Lacios dhe katër sipër ekipit “granata”. Katër pikë sipër është dhe Interi, që u mposht përballë Juves në transfertë.

Megjithatë, Xhenaro Gatuzo kërkon fitoren për të përforcuar pozitat, pasi objektivi kryesor i ekipit të “Djallit” është kualifikimi në Champions. Trajneri i kuqezinjve ka folur në konferencën për shtyp për Torinon, të dëmtuarit, Paketën, i cili do të jetë i pranishëm në stadium dhe i jep fund polemikës me paraardhësin e tij në stolin e Milanit, Vinçenco Montelën.

TORINO – “Nuk është një rastësi që Torino është kaq e fortë në transfertë. Janë një ekip teknik, fizik dhe i mirë vendosur në fushë nga një trajner i përgatitur. Do të jetë një përballje e vështirë, Iago Falke, për shembull, është shumë i rrezikshëm dhe ngjan me Suzon në aspektin teknik.”

TAKTIKA – “Mund të luajmë me 10 lojtarë ofensivë, rëndësi ka se si do të lëvizim në fushë. Higuain nuk diskutohet, është një kampion. Mezi po pret momentin për të na dhënë një dorë. Ai duhet të përqendrohet te skuadra dhe jo gjetja e golit medoemos.”

RENDITJA – “Ndoshta nuk e kam pritur që të jemi kaq afër skuadrave të para, por dëmtimet e shumta na bashkuan më shumë me njëri-tjetrin. Juve-Inter ishte një ndeshje e bukur, por nuk bëra tifozllëk. Nuk po tentojmë të kalojmë Interin për momentin, për ne duhet të jetë simuluese t’u qëndrojmë afër. Nuk e kemi si objektiv të renditemi sipër Interit, objektivi ynë është kualifikimi në Champions. Jam gati të firmos direkt për kualifikimin në Champions dhe renditjen poshtë Interit.”

MONTELA-PAKETA-IBRA  – “I uroj çdo të mirë Montelës dhe shpresoj të gjejë shpejt një ekip. Nuk dua ta vazhdoj polemikën, pasi kam bërë shumë të tilla. Paketa? Do të vijë, do të qëndrojë 2-3 ditë, do të kryejë disa teste dhe më pas do të kërkojë për shtëpi. Për të do të flas në janar, kur të jetë zyrtarizuar kalimi i tij tek ekipi ynë. Ibra? Nuk kam asnjë koment për Ibrën. Këto janë pyetje për Leonardon, Maldinin dhe Gazidis. Unë duhet të mendoj për Borinin, i cili ka një dëmtim në kavilje.”

DËMTIMET – “Romanjoli dhe Muzakio kanë nisur punën, po vrapojnë. Mateo (Muzakio) është 4-5 ditë më përpara se Alesio (Romanjoli).”

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.