Hasani: Ndeshje delikate, kisha presion kur godita penalltinë

Edon Hasani ishte autori i golit të parë të fitores përballë Kastriotit, por dhe një nga më të spikaturit në fushë. Shkodrani foli për “Supersport” në “Gol pas Goli”, ku tregoi si për momentin e goditjes së penalltisë, ashtu dhe për situatën te bardheblutë.

SUKSESI – “E rëndësishme është që fituam. Duhet të shohim në vazhdim dhe t’i marrim ndeshjet një e nga një. Të gjithë e dinë se situata është e vështirë për momentin”.

PENALLTIA – “Duke qenë se ishte një ndeshje delikate, ndoshta dhe goditja nuk ishte e pastër. Rëndësi ka që morëm 3 pikët. Ishte pak presion, edhe sepse ishte goli i parë”.

QETËSIA – “Do kemi një javë qetësi, por na pret një ndeshje e vështirë në Laç. Do synojmë pikë të plota, ashtu si dhe me Flamurtarin, që të ngjitemi sa më lart në renditje”.

DERBI – “E pranoj se e humba topin, por të vjen keq. Duhej evituar ai gol, por për fatin e keq u ndëshkuam. Të them të drejtën u ndie dhe te goditja që kishte pak presion”.

PRESIONI – “Normalisht që te Tirana dhe te Vllaznia, se janë ekipe me tradita dhe janë dy ekipe që kanë tifozeri të zjarrta. Më shumë te Tirana ndihet presioni. Duke mos pasur dhe rezultate presioni shtohet, pasi edhe tifozët nuk janë mësuar me këto rezultate. Kemi qenë në 5 ndeshje 1-0 dhe na është përmbysur rezultati. Kemi marrë vetëm 2 pikë në këto 5 ndeshje. Është e çuditshme dhe të vjen keq”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online