Puna e mirë e Xhenaro Gatuzos ka filluar të japë frytet e saj. Trajneri i Milanit nuk u dorëzua kurrë në momentet e vështira, një tip si ai nuk do ta bënte kurrë, dhe tashmë ekipi renditet i treti në renditje.
Gjithsesi, gara për një vend në Champions është e fortë. Nesër në mbrëmje do të luhet derbi dhe trajneri analizon sfidën me zikaltrit. Gatuzo i ka gati batutat për Piatek dhe gabimet e tij e lojtarëve. Stadiumi do të jetë plot me dominancë zemrash kuqezi dhe trajneri beson fort se tifozët do t’i japin një dorë ekipit për të fituar ndeshjen e qytetit.
PIATEK – “Nuk flas shumë me të dhe tani shoh disa buzëqeshje më shumë. Më pëlqen kjo gjë, pasi mendoja se ishte i zemëruar me mua në fillim. I pëlqen të stërvitet, maksimumi merr një ditë pushim dhe më pas kthehet në stërvitet.”
“Milan favorit? Është një ndeshje që nuk ka favorit. Derbi fitohet nga ai që kontrollon emocionet para nisjes së ndeshjes dhe futet i qetë në fushën e lojës”.
DERBI – “Çdo derbi ka historinë e vet dhe kjo do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo e katër muajve më parë. Dëgjoj të flitet se ne jemi favoritë dhe se Interi ka vdekur, por nuk është e vërtetë. Nesër ‘San Siro’ do të thyejë një rekord fitimish dhe duhet të jetë lojtari ynë i 12-të, por duhet ta respektojmë Interin.”
LARGIMI I MUNDSHËM – “Gatuzo kishte një moment që rrezikonte dhe u përfol shumë për Konten si trajner të ri të Milanit, por drejtuesit i besuan atij dhe deri më tani ka rezultuar vendimi i duhur. “Asnjëherë nuk e kam menduar largimin, kam menduar vetëm të punoj. Kurrë nuk kam menduar të largohem”, u shpreh tekniku i kuqezinjve.”
FORMA – “Periudhën negative e kemi kaluar më parë, kur u eliminuam nga Europa League. Nuk biem në grackën që ne jemi mirë tani dhe ata janë keq. Duhet ta respektojmë një skuadër të fortë si Interi, që mund të të dëmtojë në çdo moment.”
BATUTA – “Gabimet? Nuk jam një rrobaqepës që ka mësuar si t’i qepë si duhet rrobat. Gaboj ende në disa gjëra, jemi aty për t’u përmirësuar, por nuk jam ende rrobaqepës 100%”.
BERLUSKONI – “Presidenti kërkon Suson pas dy sulmuesve? Atë që thotë Berluskoni e respektoj, por unë i bëj zgjedhjet dhe i marr vendimet.”