Gatuzo: Humbje nuk pranoj as kundër djalit tim, largohesha po të merrja një sinjal

Xhenaro Gatuzo merr frymë lirisht, pas fitores ndaj Sampdorias, por ndërkohë në konferencë për shtyp ka edhe disa “guriçka” për të hequr nga këpuca, sepse e ka me gazetarët: “Jetojmë në një botë si shtrydhëse frutash, kohët e fundit vetëm unë përfundoj çdo javë aty, por nuk ka problem. Kush më njeh, e di mirë që as me djalin tim nuk pranoj të humbas, kur luajmë me letra, ndaj jam zemëruar kur kam lexuar që isha i fikur. Kisha pak dëshirë të flisja, por nuk fikem kurrë. Do isha larguar, po të merrja sinjalin që lojtarët apo klubi të mos më mbështetin, por nuk është kështu, të gjithë po më mbështetin”.

Milani me 2 sulmues funksionon, të paktën në fazën sulmuese: “Sot Saponara na vendosi në vështirësi pas barazimit 1-1, Samp na mori mesfushën. 4-4-2? Nuk fituam thjesht për shkak se ndryshuam modulin. Sot ishim më të egër para porte, por patëm edhe teknikë, nuk mjafton nervi. Nuk ishim gjithnjë kompaktë, është ende herët dhe më duhet ende 7-8 ndeshje për të thënë që e kemi marrë veten dhe kemi gjetur identitetin tonë.

“A rigjetëm shpirtin? Nuk e di, shpesh dëgjoj shumë llafe dhe këto nuk na kanë bërë mirë. Pësuam dy gola me dy gjuajtje? Edhe ndodh, nuk jemi Ajaksi që bën futbollin total të viteve ’70, pastaj goli i dytë i Sampdorias ishte fenomenal”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online