Gatuzo e pranon: Nuk jemi ekip i madh, na mungon diçka

Milani edhe ndaj Empolit kaloi në avantazh, por në fund doli me vetëm një pikë. Skuadra e Frederik Veselit shënoi në pjesën e dytë dhe gjithçka u mbyll me rezultatin 1-1. I zhgënjyer pas ndeshjes Xhenaro Gatuzo, i cili e pranon se Milani i tij nuk është një ekip i madh.

“Ne nuk jemi ekip i madh, një ekip i madh duhet të jetë më cinik. Duhet që të rritemi dhe përmirësojmë disa gabime. Duhet të shohim përpara. Kur luan mirë dhe nuk mund të fitosh, atëherë e humbet qetësinë”, u shpreh fillimisht trajneri italian për “Sky Sport”.

Më tej Gatuzo vijoi me analizën e tij: “Në pjesën e dytë qëndruam poshtë dhe tentuam të menaxhojmë ndeshjen. Por penalltia na i preu krahu. gabuam, por në asnjë rast tjetër nuk u rrezikuam., Tentuam të menaxhojmë ndeshjen pa bërë presion lart dhe duke bërë pasime në gjysmëfushën tonë”.

SULMI – Gatuzo shpreson që për ndeshjen e radhës të kenë gati Higuain. “Kishim një mungesë të madhe si Higuain, i cili është një lojtar i rëndësishëm për ne. Luajtëm me Borinin në sulm, një rol ndryshe për të. Shpresojmë që Higuain të rikuperohet për ndeshjen e radhës me Sasuolon”. përfundoi trajneri i Milanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online