Gati 90 milionë euro, oferta e Totenhemit befason Juven

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Totenhemi theu një rekord gjatë sezonit të kaluar. Investimet marramendëse në stadium ndikuan në merkato dhe klubi nuk kreu asnjë operacion, as në verë dhe as në janar.

Pavarësisht kësaj klubi anglez arriti për herë të parë në histori në finalen e Champions Ligës, duke “flirtuar” me kupën me veshë të mëdhenj.

Ndryshon situata këtë verë. Drejtuesit e Spurs janë tepër aktivë dhe po synojnë t’i plotësojnë çdo dëshirë Mauricio Poçetinos. Fiksimi i fundit i trajnerit quhet Paulo Dibala.

E ardhmja e argjentinasit me Juventusin është në dyshim dhe anglezët janë gati të përfitojnë. Daily Mail raporton se Totenhemi ka përgatitur një ofertë prej 90 milionë eurosh për shërbimet e 25-vjeçarit.

Një shumë që i tundon bardhezinjtë. Dibala do të takohet me trajnerin Sarri pasi të kthehet nga pushimet për të kuptuar më mirë nëse është në planet e tij, por oferta e fundit mund ta transferojë atë menjëherë drejt Londrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *