Garë perfekte e Vetel: Ferrari triumfon në Belgjikë, rihapet kampionati

Përfundon Gara e Belgjikës në Formula 1. Sebastian Vetel ka arritur të triumfojë duke arritur i pari në finish. Mbas tij renditet Luis Hamilton, ndërsa francezi Verstapen kompleton podin, ndërsa Raikonen dhe Riçardo u tërhoqën nga gara

Gara nisi me një aksident që në kthesën e parë dhe tre pilotët: Alonso, Hulkenberg dhe Leklerk përfunduan jashtë. Momente paniku për Fernando Alonson, i cili pësoi një aksident të frikshëm, por fatmirësisht, ai ia hodhi pa asnjë dëmtim. Vetel bëri një nisje perfekte, kryesoi garën nga fillimi dhe e ruajti vendin e parë deri në fund.

Gjermani ngjitet në kuotën e 214 pikëve dhe ndodhet 17 pikë më pak se Hamilton (231), i cili vazhdon të kryesojë renditjen e përgjithshme. Tetë gara kanë mbetur deri në përfundim të sezonit dhe konkurrenca midis pilotit të Ferrarit dhe britanikut të Mercedezit do të jetë e zjarrtë deri në fund.

Fitorja e pestë në këtë sezon për pilotin gjerman, i cili bëhet piloti i tretë i skuderisë italiane, që kalon shifrën e 1 mijë pikëve. Formula 1 rikthehet me datë 2 shtator në Monza të Italisë. Një garë shtëpie dhe shans i mirë për Vetel dhe Ferrarin për të tentuar t’i afrohen dhe më shumë Hamiltonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online