Garë e fortë për Piatek, Roma dhe Napoli në “sherr” për sulmuesin

Kristof Piatek është një nga sulmuesit më në formë në Europë dhe golat e shënuar me Xhenoan kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve italiane dhe jo vetëm. Napoli është një nga klubet kryesore që po monitoron polakun, por në garë është futur dhe Roma.

Siç citon “Corriere dello Sport”, Monçi, drejtori sportiv i verdhekuqve, ka arritur akordin me menaxherin e 23-vjeçarit. Nga ana tjetër, Napoli ka ofruar 35 milionë euro për kartonin e tij dhe dëshiron ta mbyllë tratativën që në janar.

Presidenti i Xhenoas kërkon që lojtari të qëndrojë në ekipin e tij deri në fund të sezonit, por Enriko Preciozi i ka dhënë fjalën homologut të tij të Napolit, Aurelio De Laurentis. Nëse vendos ta shesë Piatek, Xhenoa do të bisedojë në fillim me Napolin.

Nga ana tjetër Roma ka akordin me menaxherin dhe pritet një garë e fortë midis dy klubeve. Xhenoa ndodhet në pozita të favorshme dhe shpreson që lojtari të vazhdojë të shënojë. Për Piatek interesohen dhe klubet e Juventusit, Barcelonës, Atletiko Madrid dhe garës i është bashkuar dhe Borusia Dortmund.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *