Galiani: FFP diçka absurde, Milani i Berluskonit nuk do ekzistonte

Adriano Galiani, ish-drejtori i Milanit nuk ka pranuar të flasë për asnjë temë sa i takon klubit kuqezi. Megjithatë, nuk mund t’i shpetonte mikrofonëve të mediave italiane. I pyetur për problemin e Fair Play Financiar te Milani, Galiani tha:

Fair Play Financiar“Për mendinim tim, nuk është një gjë e mirë, ekzistenca e klubeve kristalizohet nga ky rregull. Kam nënshkruar dorëheqjen time nga Milani me 13 prill 2017, jam ende një tifoz i tyre, por nuk dua të flas për Milanin. Është absurde dhe jo korrekte, isha drejtor për 31 vite, por tani duhet të qëndroj në heshtje. Për vazhdimësinë e Milanit, po kujdeset një presidencë shumë e aftë. Le të flasin ata për Milanin”.

Milani i Berluskonit“Ne e morëm Milanin kur ishte në një periudhë të dështuar, jashtë gare në të gjitha kompeticionet. Ne arritëm të fitonim kampionatin, Ligën e Kampionëve dhe “Intercontinetal Cup” brenda tre sezonesh. Sot, do të ishte e pamundur, për shkak të Fair Play Financiar. Milani i Berluskonit, Milani që fitoi 5 herë Ligën e Kampionëve, nuk do të ekzistonte”, përfundoi drejtori i Monzës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *