Gafat, legjenda e Junajtid i jep një këshillë De Geas

Mançester Junajtid po përjeton një nga momentët më të zymta të historisë. David De Gea është ai që po e vuan më shumë presionin e kësaj situate në “Old Trafford”. Portieri këtë sezon e ka nisur me gafa dhe po e përfundon me to. Në katër ndeshjet e fundit spanjolli ka bërë tre gabime fatale që po i kushtojnë dështimin sezonal skuadrës. Leo Mesi, Leroi Sane dhe së fundmi Markos Alonso e kanë dërguar topin në rrjetë pas dështimit të tij për të pritur topa lehtësisht të evitueshëm.

Geri Nevill, një emër emblemë i Junajtid ka folur për momentin tepër negativ që po kalon De Gea. Ish-mborojtësi shprehet se e ka kaluar edhe vetë këtë situatë dhe ajo çka duhet të bëjë gardiani i “djajve të kuq”, është të shkëpusë lidhjet për disa kohë nga futbolli.

“Nuk di çfarë të them. De Gea po përjeton një makth këto kohë. Një situatë të ngjashmë e kam kaluar edhe unë në fund të sezonit 1999-2000. Ajo çka duhet të bëjë spanjolli është të largohet për disa kohë nga futbolli dhe të fshijë çdo gjë. Tani atij çdo gjë i duket e vështirë”, u shpreh Nevill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *