Aksi Burrel-Kavajë-Ballsh, sa beteja të “nxehta” në të Parën

0

Sot luhen nëntë ndeshje të javës së 12-të të Kategorisë së Parë. Vllaznia kryesuese në Grupin A luan në transfertë me Dinamon, një ndeshje ku shkodranët duhet t’i përveshin mirë mëngët për të qenë në krye. Ky takim është programuar për të dielën. Erzeni ka një mision të vështirë: të mundë Burrelin në transfertë për të ushtruar sërish presion te shkodranët.

Iliria luan në shtëpi dhe ndaj Vorës e ka detyrim në njëfarë mënyrë të fitojë. Veleçiku ka qenë një befasi këtë sezon dhe do kërkojë të tregojë forcën e vet edhe ndaj Besëlidhjes. E vështirë është edhe ndeshja mes Korabit e Shënkollit, dy skuadra me pikë të barabarta, që nuk e pranojnë zonën e ftohtë në renditje.

KATEGORIA E PARË – JAVA 12

GRUPI A
E shtunë, 8 dhjetor 2018, ora 14:00

Iliria-Vora
Burreli-Erzeni
Veleçiku-Besëlidhja
Korabi-Shënkolli

E diel, 9 dhjetor 2018, ora 14:00
Dinamo-Vllaznia

Ndërsa në Grupin B, dy ndeshjet “big”: Bylis-Apolonia dhe Besa-Tomori, mbeten jetike për ballshiotët e kavajasit, që janë pretendentët kryesorë për kreun e grupit. E veçante e javës në këtë grup është derbi i prefekturës, Elbasani-Turbina, një sfidë ku verdheblutë mund t’i shpëtojnë fundit të renditjes. Mjaft interesante edhe përballja mes Lushnjës dhe Egnatias, por edhe takimi Pogradeci-Oriku është i gjithi për t’u parë.

GRUPI B
E shtunë, 8 dhjetor 2018, ora 14:00
Bylis-Apolonia
Besa-Tomori
Lushnja-Egnatia
Elbasani-Turbina
Pogradeci-Oriku

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.