Gabigol snobon Interin: Po të varej nga unë, e mbyllja karrierën te Santos!

Rikthimi te Santos e ka rilindur Gabriel Barbosën, i njohur ndryshe si Gabigol. Sulmuesi 22-vjeçar, i cili është në pronësinë e Interit, ka realizuar 14 gola, duke kryesuar renditjen e golashënuesve, ndërsa kontrata e huazimit të tij me Santos mbaron në fundin e dhjetorit.

Lojtari do të takohet me të dy klubet dhe do të përcaktojë të ardhmen e tij. Ofertat për Barbosën nuk mungojnë dhe kjo gjë e bën krenar, por nëse do të ishte në dorën e tij, ai do të mbyllte karrierën tek ekipi aktual.

Jam i përqendruar në nëntë ndeshjet e fundit. Mund të jenë të fundit me Santos dhe kjo gjë më trishton, e pranoj. Dua të shfrytëzoj në mënyrën më të mirë çdo stërvitje, çdo ndeshje. dhe më pas do të ulemi të diskutojmë. Do të jenë të pranishëm prindërit e mi, menaxherët e mi, Inter dhe Santos. Jam i lumtur me fjalët e presidentit, i cili është shprehur se dëshiron të më mbajë në ekip. Më mirë ta marrësh me qetësi dhe të mendosh të luash, gjë që nuk zgjidhet brenda një dite. Mund të qëndroj këtu të shkoj në Europë, ose në ndonjë skuadër tjetër braziliane. Jam i privilegjuar për ofertat e shumta. Të gjithë e dinë dashurinë që ndjej për Santosin, dëshira ime është të qëndroj, por nuk varet vetëm nga unë. Nëse do të varej nga zemra ime, do të qëndroja gjithmonë këtu”, përfundon Gabriel Barbosa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *