“Fute Bregun se mbaroi ndeshja”, batuta, tërbim dhe… pica

Partizani-Skënderbeu u mbyll me shifrat 2-0, ndërkohë që në këtë përballje pati edhe disa episode për t’u veçuar. Fundi i pjesës së parë solli protesta të shumta tek arbitri i ndeshjes, Kreshnik Bajrami.

Zyrtari i të kuqve, Ildi Dajani, si dhe drejtori i akademisë, Genc Tomori, protestuan te kryesori i ndeshjes dhe iu afruan atij gjatë momentit që po hynte në tunel. U desh ndërhyrja e forcave të sigurisë që ata të zbrapseshin. Bajrami ka gjykuar te moshat dhe Tomori e njeh mirë.

Forcat e sigurisë ndalojnë Genc Tomorin | Foto: Sportekspres.com

Si zakonisht nga tribuna kryesore nuk mungojnë batutat. Një prej tifozëve e kishte me Dejvi Bregun, teksa me zë të lartë i drejtohej trajnerit Orges Shehi: “Fute Bregun se mbaroi ndeshja”.

Vlonjati ishte në fushë nga fillimi dhe kuptohet që e gjitha ishte një ironi. Sulmuesi anësor ende nuk është në formë e tij më të mirë dhe dje nuk mundi të ishte lideri i Skënderbeut.

Fundi i ndeshjes, si zakonisht për korçarët, u mbyll me pica. Është një “traditë”, pasi futbollistët duhet të rigjenerojnë energjitë pas një beteje 90-minutëshe.

Foto: Sportekspres.com

One thought on ““Fute Bregun se mbaroi ndeshja”, batuta, tërbim dhe… pica

  1. FITORE PEDERESH TE KUQ ALLABRACEJANE .–NJE GOL ME —–DORE—– DHE NJE —11 —-METERSH I DHURUAR ME SHUME KENAQSI NGA GJYTARI PRO-PEDERJAN-NJE 11 METERSH I PASTER I PADHENE PER SKENDERBEUN- DHE PERFUNIMISHT -REALISHT–0-1–.—SI GJITHNJE NE FAVOR TE PEDERVE TE KUQ BRACOVJANE NJE SUPERSKANDAL I TILLE I 11 METERSHAVE INEGZISTENTE ESHTE PARE EDHE ME PARE ..PO ME KETE SKUADER DO TE HANE KARET NE EUROPE BRACE DHE PARTIZPERVERSET E TIJ MJERANE -SMUND TE BLEJNE DOT GJYQTARE DHE SMUND TI KERCENOJNE SE E DINE LELENE E BYTHES SE TYRE TE PRISHUR-..PTU FARA TE KEQE TE FUTBOLLIT.MALLKIMI I NDJEKTE KUDO -HAP PAS HAPI KURVAT E KUQ-

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *