Futbolli i moshave në fokus, tre të rinj në Superiore

Janë disa lojtarët që nga ekipet e moshave kanë kaluar në Superiore. Një ndër klubet që synon të gjejë të rinj të talentuar më së shumti është Laçi. Gjatë verës, por edhe këtë janar, kurbinasit kanë afruar elementë të rinj. Shpresohet që në të ardhmen ata të zhvillohen dhe të transferohen jashtë vendit.

Nga Akademia e Futbollit së fundmi Laçi ka afruar Florian Trokthin dhe Ergys Peposhin. I pari, kurbinas, luan si qendërmbrojtës dhe i është bashkuar ekipit të vendlindjes. Peposhi, vëllai i Arditit që luan me Bylisin, aktivizohet si sulmues anësor.

Bëhet fjalë për dy elementë të rinj, të cilët do të jenë në fokusin e trajnerit Besnik Prenga. Deri në fund të këtij sezoni do të mund të luajnë me ekipin e të rinjve. Sigurisht, nëse e meritojnë, apo nëse krijohet mundësia, do të luajnë me ekipin e parë.

Po nga Akademia e Futbollit, ka qenë Kastrioti që ka marrë një të ri si Agim Guni. Këtë janar, nga moshat e ekipit kryeqytetas ka marrë lojtar edhe Lokomotiva e Zagrebit, pasi me kroatët ka firmosur edhe Indrit Tuci. Në verë të njëjtin drejtim pat marrë edhe sulmuesi Arbër Mehmetllari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online