Futbolli e bën edhe më të bukur fundjavën, dy ditë të mbushura me derbi dhe përplasje spektakolare

Kjo fundjavë do të shijojë më shumë përpara ekranit të televizorit. Futbolli do e bëjë më të bukur të shtunën dhe të dielën, teksa kalendari rezervon disa sfida spektakolare. Ditën e nesërme do të luhen dy përplasje mjaft joshëse për t’u ndjekur.

Në mesditë do të nisë derbi i Londrës mes Chelsea-t dhe Arsenalit, që përpos rëndësisë së madhe që ka, fton sportdashësit shqiptar edhe për shkak të dy lojtarëve shqiptarë, Broja dhe Xhaka, të cilët do të jenë përballë njëri-tjetrit. Më vonë, në orën 18:00, do të zërë vend një nga duelet më të bukura të Serisë A. Bëhet fjalë për dy skuadrat që zbatojnë futbollin më tërheqës në Itali, Atalantën dhe Napolin.

Ndërkohë e diela vjen me një përpallje gjigantësh si ajo mes Tottenham-it dhe Liverpool-it, si dhe me dy derbi mjaft të zjarrtë. I pari është ai i kryeqytetit italian mes Romës dhe Lazios, ndërsa mbrëmja i lë vendin derbit të Italisë, Juventus – Inter./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

E shtunë, 5 nëntor

13:00 Chelsea – Arsenal

18:00 Atalanta – Napoli

E dielë, 6 nëntor

17:30 Tottenham – Liverpool

18:00 Roma – Lazio

20:45 Juventus – Inter

20:45 Marseille – Lyon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online