Ndaj Katarit është më shumë se një miqësore, lojtarët e “Abissnet Superiores” luajnë gjithçka për Italinë dhe Armeninë

Shqipëria do të zhvillojë një tjetër test miqësor jashtë dative zyrtare të FIFA-s. Pas Arabisë Saudite, Kombëtarja u jep përsëri shansin lojtarëve nga kampionati shqiptar që të dëshmojnë vlerat e tyre në një tjetër takim miqësor. Këtë herë përballë do të jetë vendi që do të hapë dyert për të pritur Kupën e Botës, Katari.

Ky është shansi i fundit për të gjithë futbollistët e grumbulluar nga “Abissnet Superiore” për luajtur gjithçka kanë në dorë, në mënyrë që t’i bëjnë përshtypje Rejës. Deklarata e trajnerit italian para ndeshjes me Arabinë la një rreze shprese për prodhimin e kampionatit tonë, teksa u shpreh se ndoshta 2-3 elementë mund të bëhen pjesë e grupit të Shqipërisë edhe në ndeshjet pasardhëse.

Sigurisht që kaq mjafton për të motivuar në maksimum futbollistët e “Abissnet Superiores”, të cilët duhet të bindin Rejën ndaj Katarit për të merituar një ftesë edhe për dy takimet e radhës, kundër Italisë dhe Armenisë. Kundër Katarit, do të jetë shumë më shumë se sa vetëm një miqësore./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online