Konfirmoi mbyllje e karrierës së tij, Manaj mesazh për Pique-në: Kënaqësi që kam luajtur me ty

Gerard Piqeu konfirmoi dje se ndeshja kundër Almerias do të jetë e fundit në karrierën e tij. Mbrojtësi spanjoll e mbyll kështu me futbollin e luajtur, duke lënë pas një karrierë të mbushur vetëm me trofe dhe arritje.

Të shumta kanë qenë mesazhet për t’i uruar fat në këtë fazë të re të jetës së tij, ndër të cilat nuk mungon as ai i Rei Manajt. Sulmuesi shqiptar ka pasur mundësinë të stërvitet përkrahë tij në periudhën kur ishte pjesë e Barcelonës dhe duket se është larguar prej andej me përshtypjet më të mira për Pique-në.

“Një kënaqësi e vërtetë të kem pasur mundësinë për të luajtur me ty, Gerard Pique. Fat të mbarë në çfarë të pret përpara”, ka shkruar Rei Manaj në një postim të shpërndarë në llogarinë e tij në “Instagram“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online