Fushatë inspektimesh, stadiumet problemi i madh tek inferioret

Ende pa u “tharrë” djersa e sezonit që sapo u mbyll, FSHF-ja nuk ka pritur më shumë dhe menjëherë ka nisur inspektimet e stadiumeve të futbollit në vendin tonë. Të enjten u ndal ky “udhëtim” në stadiume, për shkak të zhvillimit të ndeshjeve të javës së fundit të Kategorisë Superiore dhe të ndeshjes Play-off mes Luzit 2008 dhe Shkumbinit.

Në FSHF deklarojnë se disa nga skuadrat që luajnë në Kategorinë e Parë në sezonin e ardhshëm kanë probleme me stadiumet, me përjashtim të 3 apo 4 prej tyre. Sektori i Garave dhe ai i Licencimit e kanë ndarë këtë inspektim me zona. Këtë javë janë inspektuar stadiumet në zonën e Veriut. Grupi i inspektimit i FSHF-së u ka lënë detyra me afat për përmirësimin e mangësive, e po kështu do vazhdojë edhe për stadiumet e tjera.

Gjatë muajit qershor do të vazhdohet në zona të tjera, ku javën e ardhshme objekt do jenë stadiumet në Memaliaj, Tepelenë, Sarandë, Delvinë, Këlcyrë, Përmet, Ersekë e Devoll. Prioritet i është dhënë gjendjes së stadiumeve te skuadrat e Kategorisë së Parë, një sinjal pozitiv ky për përmirësimin e infrastrukturës në këtë kategori.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *