Fundjava i dedikohet futbollit, plani i Superiores dhe i Kategorisë së Parë

Superiorja nuk njeh pushim. Pas ndeshjeve të mesjavës, tanimë e diela sjell takimet e javës së 29-të. Partizani është klubi që e ka pushim, pasi kalendari i rezervon si kundërshtar Kamzën e përjashtuar. Oraret kanë ndryshuar sërish dhe këtë herë ndeshjet nisin në 15:45 dhe 18:45.

Luftëtari-Laçi dhe Kukësi-Flamurtari janë dy takimet e para të javës, ndërkohë që më pas zhvillohen sfidat Teuta-Tirana dhe Skënderbeu-Kastrioti.

Veç Superiores, në fundjavë luhet edhe Kategoria e Parë. Erzeni-Vllaznia zhvillohet të dielën, kurse ndeshjet e tjera të shtunën. Takimi që pritet me më shumë interes është ai mes Besës dhe Bylisit. Sfida të rëndësishme luhen edhe në pesëshet e dyta, ku gara për mbijetesë është e hapur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online