FSHF nderon De Biazin, Duka: Anëtar nderi i Komitetit Ekzekutiv

Xhani De Biazi është nderuar me një ceremoni të këndshme sot në Tiranë, organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, si ndarje me trajnerin më të mirë në historinë e kombëtares.

Presidenti Armand Duka, në një fjalim të shkurtër, ka njoftuar se do të propozojë që De Biazi të bëhet anëtar nderi i Komitetit Ekzekutiv në FSHF.

“Faleminderit shqiptarit Gani Abazi. Vendimi për largimin nuk ishte i yni, por i tij. E kemi nderuar me gjithçka kemi mundur. Në asamblenë e radhës do të propozojmë që ai të bëhet anëtar nderi i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *