FSHF: Flamurtari nuk dënohet, e kemi zgjidhjen

Flet juristi i federatës: “Deri tani, trajneri Gjoka kërkon vetëm likuidimin dhe nuk ka kërkuar dënimin teknik të klubit vlonjat”

Flamurtari do ta nisë me minus pikë sezonin tjetër? Në Federatën Shqiptare të Futbollit nuk janë edhe aq të sigurt, duke qenë se ky skenar është ai më i keqi i mundshëm dhe se, deri në këtë moment, asnjë kërkesë e tillë nuk është bërë nga pala paditëse, në këtë rast Ernest Gjoka, që ka fituar edhe gjyqin në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve dhe Flamurtari nuk është paraqitur aspak në KAS për të rishqyrtuar vendimin.

“Sport Ekspres” ka kontaktuar me juristin e FSHF-së, Aldi Topçiu, i cili ka thënë: “Deri në këtë moment që flasim, nuk ka asnjë vendim për të hequr pikë në dëm të Flamurtarit, që është edhe pala që është paditur nga trajneri Ernest Gjoka. Fakti është se trajneri, duke shfrytëzuar edhe ndryshimin e ri në Asamblenë e Përgjithshme, pra për të përfituar ekonomikisht, pret të likuidohet nga Federata ose Flamurtari. Pra, e përsëris, deri tani, s’ka asnjë mundësi që Flamurtari ta nisë me minus pikë dhe është skenar i paimagjinueshëm”.

Edhe trajneri Gjoka ka sqaruar për “Sport Ekspres” se do të kërkojë nga FSHF vetëm shlyerjen e tij, asgjë tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online