Drama e talentit të Ajaksit, dëmtim cerebral dhe fund karriere
Ditë e zezë për Abdelhak Nurin dhe Ajaksin, sepse talenti i Holandës U19 nuk do të luajë më futboll, pas ngjarjes së para pak ditëve në miqësoren ndaj Verderit, ku futbollisti mbeti pa ndjenja në fushë dhe mes panikut u transportua në spital.
Abdelhak Nuri, mesfushor 20-vjeçar i kombëtares holandeze U-21, mbeti përdhe pa ndjenja, pa u goditur nga askush. Ndërhyrja e shpejtë e mjekëve, që përdorën edhe frymëmarrjen artificiale, bëri që djaloshi me origjinë marokene t’i shpëtonte vdekjes.
Një helikopter e transportoi në spital, ndërsa tani mësohet se bëhet fjalë për një dëmtim cerebral, që ndalon karrierën e futbollistit të pafat.