Rrezikon Kievo: Prokuroria e FIGC kërkojnë penalizimin me 15 pikë!

Prokuroria e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), ka kërkuar një dënim për klubin e Kievos dhe presidentin për përfitime të supozuara fiktive. 15 pikë minus në renditje dhe 36 muaj pezullim për Luka Kampedelin.

Kievo ishte pjesë e një procesi gjatë verës dhe rrezikoi rrëzimin në Seria B, por procesi gjyqësor u anulua për një gabim juridik. Në fund të procesit të FIGC, avokati i klubit veronez, Marko De Luka, ka folur për situatën në fjalë, duke insistuar në pafajësinë e klubit dhe avokati kërkon anulimin e këtij procesi gjyqësor.

“Paraqitem arsyet tona, të cilat i kishim dokumentuar më herët. Theksojmë që kundërshtimet e Prokurorëve Federalë janë ta pabaza. Për vlerat dhe llogaritjet e lojtarëve, Prokuroria Federale i referohet disa sajteve të caktuar në internet dhe vlerave, që padyshim, janë të gabuara për të gjitha transaksionet e viteve të fundit. Nuk e kuptoj pse e ka marrë Prokurori si bazë diçka të tillë.

Vlerat për lojtarët nën moshën 15-16 vjeçare, janë vlerësime subjektive dhe jo objektive. Kievo është në rregull sa i përket pozicionit të bilancit dhe menaxhimit të saj.

Këtu ka një fakt themelor, që kërkesa nuk është firmosur nga prokurori federal. Kjo është një pikë thelbësore mbi të cilin ne do të kemi shpjegojmë arsyet tona në proces, ose në Apel. Kërkesa është nënshkruar me shtojca, që nuk kanë lidhje me kodin e drejtësisë sportive”, përfundon avokati i klubit të Kievos.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online