Frikë nga aleancat te Burreli, Ajazi: Duam arbitra të FIFA-s!

Burreli e përfundon të shtunën garën në një transfertë të vështirë me Veleçikun dhe skuadra e drejtuar nga Elvis Plori do mundohet të marrë tre pikët, në mënyrë që të garantojë qëndrimin në të Parën. Sulmuesi i matjanëve, Spartak Ajazi, deklaron për SportEkspres.com se kjo është sfida kryesore e sezonit.

“Luajmë ndeshjen e fundit të këtij sezoni ndaj Veleçikut, një transfertë e vështirë që mbetet si ndeshja kryesore e gjithë sezonit. Do të luajmë për pikë, sepse nuk duam të rrezikojmë të luajmë në Play-off me skuadra të Kategorisë së Dytë. Për të qenë më të mbrojtur edhe nga aleancat që mund të ndodhin këtë javë, i kërkojmë FSHF-së që të sjellë arbitra të FIFA-s në këtë ndeshje delikate”, u shpreh Ajazai.

Si sulmues ai do të donte të shënonte ndaj Veleçikut, por me shumë rëndësi është që të marrë rezultat skuadra. “Kur golat janë në shërbim të arritjes së synimit, atëherë kanë vlerë dyfish. Unë rikthehem pas dëmtimit dhe të shënoj gol ndaj Veleçikut e skuadra të marrë fitoren, do jetë një sukses i madh. Burreli e meriton që të jetë pjesë e Kategorisë së Parë, sepse ka skuadër të mirë. Nga pankina, e gjithë drejtuesit e tjerë janë të përkushtuar për më të mirën”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *