“Nëse është ndeshja ime e fundit…”, Hazard nuk premton besnikëri

0

Kapiteni e Çelsit Eden Hazard shënoi golin vendimtar në lotarinë e penalltive, duke çuar Çelsin në finalen e Bakut, ndërsa pas ndeshjes foli për BT Sport.

“Ishte e vështirë, por e donim patjetër finalen, edhe pse Frankfurti luajti shumë mirë. Si gjithnjë në këtë sezon, pësuam gol sapo nisi pjesa e dytë, ndaj në fund u bë 50-50 dhe treguam karakter. Jemi të lumtur dhe do të shkojmë në Baku për ta fituar trofeun.

“Penalltia? Unë marr gjithnjë përgjegjësinë time kur është e nevojshme. Nuk ka mbaruar, kemi edhe një ndeshje ndaj Arsenalit dhe do duhet të luajmë me cilësi”.

Natyrisht, nuk mund të shmangej pyetja a ishte ndeshja e fundit në Stamford Bridge për Hazard: “Nuk po mendoj për këtë gjë. Dua vetëm të fitoj diçka më këtë klub dhe këtë ekip. Nëse është ndeshja ime e fundit, do jap gjithçka për të fituar trofe. Në mendjen time nuk e di ende a ishte ndeshja e fundit”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.