Frashëri: Rikthehem te Teuta për projektin ambicioz. Titulli? Pse jo

Mbrojtësi i ri i Teutës, Erlis Frashëri foli për “Supersport” për zgjedhjen e tij. Pak ditë më parë, Frashëri u largua nga Kamza për tu rikthyer te “Djemtë e Detit” dhe për këtë zgjedhje, u shpreh:

“Rikthehem te Teuta pas shumë vitesh, pas më pëlqeu projekti i klubit. Shpresoj dhe besoj se do të dalim kampion. Deri tani po shoh lojtarë të rinj, trajner që punon shumë. Shpresoj që t’i ndihmoj me kontributin tim”

Djemtë kanë bërë mirë deri tani, shpresoj edhe unë të jap maksimumin tim dhe të bëj mirë për Teutën. Kam luajtur me Bledin e kam pasur shok, tani ndryshojnë gjërat pasi tani është trajner dhe unë lojtar. Do mundohem të jap maksimumin”,- u shpreh Frashëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *