Pas dy vitesh te skuadra e Kukësit, Stivi Frashëri, ka mbyllur bashkëpunimin me klubin verilindor. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, “gardiani” korçar ka njoftuar ndarjen dhe ka falënderuar klubin dhe shokë te ekipit.
Në sezonin e fundit, Frashëri ishte numri 1 i portës së verilindorëve, duke luajtur në 32 ndeshje të Kategorisë Superiore dhe në tetë të takime të Kupës së Shqipërisë.
Ju lajmëroj miq të dashur, që nga ky moment nuk do të jem më pjesë e FK Kukësit ! Kam qenë pjesë e një familje që më kanë respektuar dhe janë kujdesur në mënyrën më të mirë të mundshme… Një klub të cilit jam munduar ti jap gjithçka dhe njëkohësisht kam marrë shumë prej tij, një grup me çuna model që vërtet do më mungojnë. I uroj FK Kukësit suksese, çunave dhe pjesës të stafit që lash pas
https://www.instagram.com/p/B0njPDXgXb9/?utm_source=ig_web_copy_link