Atletiko Madrid po kërkon zëvendësuesin e Antuan Grizman. Shumë emra kanë qarkulluar, por spanjollët nuk duan të nxitohen. I fundit që ka dalë në skenë është po francez.
Ai luan me Arsenalin dhe “Colchoneros” e pëlqejnë shumë. Flasim për Aleksandër Lakazet. 28-vjeçari do të diskutojë nesër me drejtuesit e “Topçinjve” për të ardhmen e tij sipas “Daily Mirror”.
Atletiko po monitoron situatën dhe është gati të paraqesë një ofertë për klubin anglez. Lakazet ljan prej dy sezonesh me Arsenalin dhe gjatë kësaj periudhe ka shënuar 42 gola.