FOTOT | Fusha e Laçit, nga kafe në jeshil: çfarë ndryshimi!

Laçi ndër vite është shquar si një nga klubet me fushën më të mirë. Para disa vitesh, ishte kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika,  i cili zbriste në fushë para ndeshjes dhe thoshte: “Edhe stadiumi ‘San Siro’ nuk ka një tapet të tillë”. Nuk kishte shumë që shiu kishte pushuar dhe në të mund të luhej në kushte maksimale.

Gjithsesi, ndryshimi i tapetit para tre vitesh është shoqëruar me probleme, pasi në fillim të sezonit fusha bëhet “harta-harta”. Sivjet gjendja ka qenë më e keqe dhe para pak kohësh drejtuesit kurbinas vendosën të ndërhynin sërish.

Gjithçka u vonua për shkak të sugjerimeve të specialistëve. Duheshin ulur pak temperaturat dhe me të ndodhur kjo është hedhur helmi në tapetin e stadiumit dhe është mbjellur bari i ri. Për rreth një javë gjendja e fushës është krejtësisht ndryshe. Do duhet edhe pak kohë që bari të forcohet dhe më pas kurbinasit të mund të luajnë në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *